Gjuhë përkthimi
Nga përkthimet e licencuara deri te legalizimi i dokumenteve, lejeqëndrimi, lejet e punës dhe terminet në ambasada, ProInfo ju ofron asistencë të saktë, të sigurt dhe profesionale.
Ofrojmë përkthime profesionale dhe të licencuara të dokumenteve personale, juridike, administrative, mjekësore, arsimore dhe biznesore.
Përkthejmë dokumentacion për viza, lejeqëndrim, leje pune, bashkim familjar, vendime gjyqësore, kontrata, autorizime, certifikata, diploma, raporte mjekësore dhe dokumente të tjera zyrtare.
Përkthimet realizohen me saktësi të lartë, duke ruajtur kuptimin, terminologjinë dhe formatin e dokumentit origjinal, sipas kërkesave të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ofrojmë mbështetje në përgatitjen e dokumentacionit për pajisje me vulë Apostile dhe për legalizimin e dokumenteve që do të përdoren jashtë vendit.
Klientët informohen për dokumentet e nevojshme, procedurat që duhet të ndiqen dhe institucionet përgjegjëse.
Ofrojmë përgatitjen, kontrollimin dhe kompletimin e dokumentacionit për shtetasit e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim dhe leje pune në Kosovë.
Shërbimi përfshin caktimin dhe menaxhimin e termineve, plotësimin e formularëve, përkthimin e dokumenteve dhe përgatitjen e dosjes së aplikimit.
Ofrojmë përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacionit për aplikim dhe realizim të pensionit slloven, duke përfshirë mbledhjen dhe dëshmimin e stazhit të punës, plotësimin e formularëve dhe përgatitjen e kërkesave.
Gjithashtu, përgatisim dokumentacionin për bartjen e pensionit te bashkëshorti ose bashkëshortja në rast të vdekjes së njërit bashkëshort.
Ofrojmë caktimin dhe menaxhimin e termineve në ambasada dhe konsullata për aplikime për vizë, bashkim familjar, lejeqëndrim, legalizim dokumentesh, çështje pune dhe procedura të tjera konsullore.
Klientët informohen edhe për dokumentacionin e nevojshëm dhe hapat që duhet të ndjekin para paraqitjes në institucionin përkatës.
Gjuhë përkthimi
Shërbime kryesore
Mënyra shërbimi
Konfidencialitet i plotë
Misioni ynë është të ofrojmë shërbime të sakta, të sigurta dhe profesionale, duke e bërë çdo proces më të qartë dhe më të lehtë për klientët tanë.
Çdo përkthim përgatitet me kujdes, terminologji profesionale dhe respektim të plotë të dokumentit origjinal.
Punojmë me korrektësi, përgjegjësi dhe përkushtim në çdo kërkesë që na besohet.
Të dhënat dhe dokumentet e klientëve trajtohen me diskrecion dhe siguri të plotë.
Ofrojmë komunikim të qartë, respektim të afateve dhe asistencë profesionale gjatë gjithë procesit.